Participants

  • Shs Vjosa Osmani

    Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, në mbështetje të panairit tonë dhe për të promovuar kulturën, gastronominë dhe bizneset e trojeve tona, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes të GAG Festival më 2 tetor. Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për ne që Presidentja Osmani do të jetë e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për nismat që promovojnë identitetin kombëtar dhe zhvillimin tonë ekonomik

  • Sht Edi Rama

    Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, do të na nderojë me praninë e tij dhe fjalën hapëse në panairin tonë në datë 2 tetor. Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama është një mesazh i rëndësishëm për përkrahjen e kompanive shqiptare për të depërtuar në tregun evropian, si dhe për promovimin e pasurisë gastronomike shqiptare në një nivel global.

  • Izet Mexhiti

    Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z Izet Mexhiti, do të na nderojë me praninë e tij në panairin e shqiptarëve në Berlin. Prezenca e zv Kryeministrit është një mesazh i qartë i mbështetjes institucionale për shumë biznese shqiptare nga Maqedonia e Veriut, të cilat do të jenë të pranishme në GAG Festival. Me institucionet në mbështetje të tyre, bizneset ndihen më të sigurta dhe të motivuara për të përparuar.

  • Nik Gjeloshaj

    Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, z. Nik Gjeloshaj, do të na nderojë me pjesëmarrjen në GAG Festival, duke përkrahur panairin dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të promovuar pasuritë, gastronominë dhe identitetin e jashtëzakonshëm të trojeve tona.
    Prania e tij simbolizon unitetin dhe forcën kombëtare, duke i dhënë ngjarjes një rëndësi të veçantë dhe duke shprehur qartë mbështetje për bizneset shqiptare dhe forcimin e pranisë sonë në tregun Evropian.
    Jemi të lumtur dhe krenarë që mund të bashkojmë të gjithë shqiptarët në këtë panair, përfshirë ata nga Mali i Zi.

  • Bilall Kasami

    Me kënaqësi dhe nder të veçantë mirëpresim kryetarin e komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami.

    Z. Kasami është doktor i shkencave ekonomike me një karrierë të pasur në politike dhe akademike.

    Ai ka shërbyer si Drejtor i Doganave dhe Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut.

    Është shumë e rëndësishme për ne dhe na bën të lumtur që po bashkëpunojmë udhëheqës të ndryshëm të shqiptarëve nga të gjitha sferat, për të shqyrtuar perspektivat e secilit dhe për të vlerësuar kontributet që ofrojnë për të ardhmen tonë të përbashkët.

  • Anila Denaj

    Do të na nderojë me praninë e saj në panair, znj. Anila Denaj, Ministre Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Shqipërisë. Ministrja Denaj dhe MBZHR kanë qenë një partner kyç në realizimin e këtij panairi dhe promovimin e brandimit të gastronomisë shqiptare dhe produkteve “Made in Albania”.

    Ministria Denaj, do jetë gjithashtu pjesë e panelit të diskutimit mbi potencialin e agro-turizmit në Shqipëri, si dhe do të prezantojë në tërësi  mundësitë e investimeve në sektorin e bujqësisë dhe agro-përpunimit në Shqipëri.re

  • Perparim Rama

    Kryetari i Prishtines

  • Astrit Panxha

    Description goes here
  • Lazim Destani

    Me kënaqësi ju njoftojmë se Z.Lazim Destani – një sipërmarrës, investitor dhe filantrop i njohur, i cili është gjithashtu një mbështetës entuziast i popullit shqiptar dhe i vendeve të Ballkanit në përgjithësi – do të jetë panelisti ynë i radhës në panairin tonë.

    I shqetësuar për shkallën e lartë të papunësisë në Ballkanin Perëndimor, ai ka ofruar vazhdimisht mundësi punësimi në bizneset e tij. Është një nder për ne që ta kemi në panel, ku do të ndajë përvojat e tij të vlefshme si një shqiptar në tregun evropian.

  • Faton Peci

    Faton Peci - Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit. Ai gjithashtu do të kontribuojë në panelin e diskutimeve, ku do të shqyrtohet potenciali i investimeve në bujqësi dhe agroturizëm në Kosovë.
    Pjesëmarrja dhe mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë në këtë ngjarje theksojnë angazhimin për promovimin e gastronomisë shqiptare dhe produkteve “Made in Kosova”. Ky angazhim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të identitetit dhe rëndësisë së sektorit bujqësor dhe turistik në zhvillimin e ekonomisë së vendit.

  • Altin Prenga

    Z.Altin Prenga, një figurë e rëndësishme në fushën e agroturizmit, themelues i Slow Food Albania dhe vizionar i ndryhimit të Fishtës falë historisë së sukseit të “Mrizi i Zanave”, do të jetë pjesë e GAG Festival.

    Altini do të ndajë eksperiencën e tij me një fjalim hyrës në kuadër të panelit të parë të konferencës “Agroturizmi shqiptar: Shfrytëzimi i thesarit rural, rrugët drejt zhvillimit dhe strategjitë e promovimit”. Ky panel, ka për qëllim të eksplorojë potencialin e jashtëzakonshëm që ofron agroturizmi në Shqiptari, duke analizuar mundësitë për shfrytëzimin e pasurive rurale dhe duke diskutuar mënyrat për zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e këtij sektori.

  • Bruno Selimaj

    Me kënaqësi dhe nder mirëpresim në eventin tonë z. Bruno Selimaj një nga gastronomët më të njohur shqiptarë në Amerikë dhe një patriot i jashtëzakonshëm për pavarësinë e Kosovës.

    Z. Selimaj ka hapur gjithmonë dyert e restorantit të tij të famshëm në New York “Club A Steakhouse” për kauza patriotike. @clubasteakhousenyc

    Si një mbështetës i madh i brandimit të kombit në gastronomi, ai na dërgoi një mesazh shumë të sinqertë, ku po e citojmë:

    “I want to thank everyone who is involved with this project I have been working for this 50 years. Thank you 🇦🇱🇺🇸🇽🇰”
    *
    *
    “Dua të falënderoj të gjithë ata që janë përfshirë në këtë projekt (GAGF), kauzë për të cilën kam punuar për 50 vjet. Faleminderit 🇦🇱🇺🇸🇽🇰”.

  • Alfred Marku

    Jemi të entuziazmuar të njoftojmë pjesëmarrjen e Chef Alfred Marku gastronomi i famshëm pas kuzhinës së njohur të @rapsodia_restorant si i ftuar i veçantë në panairin tonë.

    Gjatë programit kulinar, ai do të krijojë një përvojë të paharrueshme me një sesion gatimi live prej një ore, duke shfaqur talentin dhe pasionin e tij për artin e gatimit. Përveç kësaj, Chef Marku do të prezantojë librin e tij të ri, “Rapsodi në pjatë” një udhëtim emocionues përmes shijeve autentike shqiptare

  • Lucia Martino

    Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se aktivistja e kulturës dhe kulinarisë arbëreshe, që mban titullin Mjeshtër i Madh nga Republike e Shqipërisë, siç të gjithë e quajnë, arbëreshja Lucia Martino, do të jetë e pranishme në panairin tonë.

    Znj.Lucia, një aktiviste e pasionuar për kulturën dhe kulinarinë arbëreshe, i ka dedikuar jetën promovimit të thesareve të kulturës sonë të veçantë në të gjitha skajet e botës.

    Ajo do të na nderojë me gatimin e dy pjatave tradicionale arbëreshe: shtridhelat dhe dromsa, dy krijime që mbartin të gjithë shpirtin dhe historinë e një tradite të lashtë. Ne mezi presim të shijojmë këto shije të veçanta dhe të ndjejmë thellësisht lidhjen me trashëgiminë tonë të pasur.

  • Zeqir Haziri

    Z. Zeqir Haziri një gastronom i suksesshëm shqiptar dhe themelues i "Buka Bakery" do të jetë i ftuari i radhës në panairin tonë.

    Me përvojën e tij të jashtëzakonshme në sektorin e gastronomisë dhe udhëheqjen e një biznesi të suksesshëm në një qytet evropian, Zeqiri do të ndajë sfidat dhe arritjet që e kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit të tij. Buka Bakery, me 12 pika në Kopenhagen, është bërë një simbol i pasionit dhe përkushtimit të tij për cilësi.

  • Ramiz Kukaj

    Me kënaqësi të veçantë mirëpresim në panairin tonë Z.Ramiz Kukajnjë sipërmarrës i suksesshëm dhe një nga pronarët e restorantit të famshëm Cka ka Qellu dhe pronar i shumë restoranteve të tjera, në SHBA.

    Ky restorant shqiptar, i njohur edhe si muze, është nominuar dy herë nga New York Times si një nga 100 restorantet më të mira në botë.

    Z. Kukaj është i përkushtuar për ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.
    Përtej ekselencës së kuzhinës, z. Ramiz i është përkushtuar filantropisë, duke dhuruar rregullisht për organizata dhe njerëz në nevojë, duke bërë një ndikim të rëndësishëm në komunitet.

  • Naim Bashmili

    Me kënaqësi ju prezantojmë Maestron e kuzhinës në Panair, z. Naim Bashmili. Si një ekspert i njohur dhe i respektuar në fushën e kuzhinës, z. Bashmili do të sjellë me vete një pasuri të madhe përvojash dhe aftësish, duke na ofruar një përvojë gastronomike të jashtëzakonshme. Ai do të kontribuojë me ekspertizën e tij t në përgatitjen e specialiteteve të veçanta nga kuzhina tradicionale shqiptare, duke rikthyer dhe zhvilluar recetat dhe shijet që i japin shpirt kulturës sonë. Përveç kësaj, z. Bashmili do të jetë përgjegjës për menunë e Gala mbrëmjes,

  • Bilall Kasami

    Bilall Kasami

    Me kënaqësi mirëpresim kryetarin e komunës së Tetovës Z.Bilall Kasami.
    Z. Kasami është doktor i shkencave ekonomike me një karrierë të pasur në politike dhe akademike.

    Z.Kasami do të jetë me ne për të prezantuar ofertën agroturistike të qytetit të Tetovës dhe për të përfaqësuar shumë biznese shqiptare të Tetovës të cilët janë të ndërlidhur me sektorin e gastronomisë.

    Është shumë e rëndësishme për ne dhe na bën të lumtur që po bashkëpunojmë udhëheqës të ndryshëm të shqiptarëve nga të gjitha sferat, për të shqyrtuar perspektivat e secilit dhe për të vlerësuar kontributet që ofrojnë për të ardhmen tonë të përbashkët.

  • Emiriana Sako

    Jemi të nderuar të presim, Kryetaren e Bashkisë së Durrësit, znj. Emiriana Sako

    Gjatë karrierës së saj mbi 12-vjeçare në arkitekturë, znj. Sako ka kontribuar në zhvillimin e qytetit të Durrësit dhe ka marrë pjesë në projekte madhore duke bashkëpunuar me studio ndërkombëtare. Durrësi është ndër qytetet më turistike të Shqipërisë, i njohur gjithashtu për gastroniminë e tij.

    Ne presim me shumë interes të mësojmë nga perspektivat, qasjet dhe idetë e saj të vlefshme, që do të kontribuojnë në krijimin e tregut gastronomik shqiptar që po synojmë së bashku.

  • Genci Nimanbegu

    Jemi shumë të nderuar që në panairin tonë do të jetë, z.Genci Nimanbegu Kryetar i Komunës së Ulqinit.

    Z. Nimanbegu ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe ka kontribuar në komisione të ndryshme gjatë karrierës së tij parlamentare.

    Na bën shumë të lumtur që figura të shquara po mblidhen për të ndarë ide dhe vizione që do të avancojnë identitetin tonë kombëtar dhe do të përmirësojnë jetën e individëve, duke hapur horizonte të reja për përparimin e vendeve tona.

  • Smaj Shehu

    Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se më 2 dhe 3 tetor do të kemi nderin të presim z. Smaj Shehu një gastronom i famshëm shqiptar në Zvicër.

    Z. Shehu është dhe një patriot, i njohur për restorantin e tij të famshëm "Kullat e Junikut", i cili tërheq shqiptarët e trevave gjermano-folese.

    Ai ka ndërtuar një reputacion të admirueshëm në industrinë e restoranteve gjatë një karriere të gjatë dhe ka kontribuar në promovimin e kuzhinës shqiptare në Zvicër. Jemi shumë të gëzuar që kemi mundësinë të mirëpresim individë që ndihmojnë në përhapjen e kulturës dhe gatimeve tona.

  • Ekrem Bardha

    Jemi shumë të nderuar që z. Ekrem Bardha, një nga sipërrmarrësit më të njohur shqiptar në Amerikë, do të jetë pjesë e panairin tonë.

    Z. Bardha është një figurë e lavdëruar për angazhimin e tij në çështjet shqiptare.
    Si avokat dhe bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, ai ka diskutuar për çështjet shqiptare me shtatë presidentë amerikanë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në lobimin për çlirimin e Kosovës në vitin 1999.

    Pas disa dekadash, ai u rikthye për të kontribuar në atdhe, duke hapur restorantin "Piazza" me vajzën e tij, i cili u bë qendra kulturore e qytetit. Rëndësia e tij u njoh ndërkombëtarisht, përfshirë në revistën “The New York Times” në 1994. Ai gjithashtu themeloi vreshtat Bardha, që prodhojnë verërat më të çmuara të Shqipërisë.

  • Kujtim Gashi

    Jemi të nderuar të njoftojmë se në panairin tonë do të jetë i pranishëm Kujtim Gashi, Nënkryetar i Komunës së Prizrenit.

    Z. Gashi është një ekspert i respektuar në fushën e menaxhimit të arsimit, me një Master në këtë disiplinë dhe është aktualisht në proces të studimeve për doktoratë. Ai ka kontribuar në politikë për më shumë se 15 vite, duke mbajtur pozita të rëndësishme dhe duke ofruar njohuri dhe strategji të ndryshme.

    Ne jemi të emocionuar dhe të nderuar që do të kemi mundësinë të dëgjojmë dhe të përfitojmë nga përvoja dhe njohuritë e tij.

    Na bën shumë të lumtur të kemi njerëz që kontribuojnë në mënyrë kaq të pasionuar për vendin e tyre.

  • Dritan Alsela

    Jemi të nderuar të mirëpresim në panairin tonë një emër të njohur të gastronomisë shqiptare në Gjermani, z. @dritanalsela

    Me origjinë nga Klosi i Matit dhe një rrugëtim që nis si azilant në Gjermani në 1994, sot z. Alsela ka një karrierë të jashtëzakonshme profesionale, duke revolucionarizuar konceptin e kafes. Nga ana tjetër ai ka ruajtur me krenari identitetin e tij shqiptar dhe i ka dhënë barit të tij vetë emrin e tij shqiptar.

    I ashtuquajtiri “The Coffee Man”, z. Alsela është gjithashtu një personalitet i njohur në rrjetet sociale, me mbi 1 milion ndjekës në Instagram. Ai ka zgjeruar ndikimin e tij duke prodhuar vetë kafen e tij artizanale dhe duke hapur edhe një dyqan online.

  • Besnik Shehu

    Kemi kënaqësinë të mirëpresim, Besnik Shehun, CEO & Founder i Life Magazin Germany.

    Z. Shehu është një figurë e njohur dhe e respektuar në industrinë e mediave dhe eventeve ndërkombëtare. Ai ka moderuar disa prej emisioneve më të rëndësishme dhe prestigjioze në nivel global.

    Ai do të moderojë një nga panelet më 2 tetor, duke ofruar një perspektivë të thellë mbi temat e diskutuar. Ne jemi të emocionuar dhe mezi presim të marrim pjesë në këtë ngjarje të veçantë, të sigurt që elekuenca dhe ekspertiza e z. Shehu do të kontribuojnë ndjeshëm dhe në mënyrë frymëzuese.

  • Ergist Pelo

    Me kënaqësi të veçantë presim Ergist Pelon, pronarin e restorantit “Kolonja” në Berlin. Ai ka një pasion të jashtëzakonshëm për gastronominë, andaj edhe ka hapur restorantin e parë në Berlin me kuzhinë tradicionale shqiptare, me anë të së cilit ai synon të promovojë dhe të afrojë kulturën dhe shijet autentike shqiptare.

    Zoti Pelo e konsideron si një nder të madh të ndajë vlerat dhe traditat shqiptare me të tjerët, duke e parë kuzhinën si një pasqyrë të mikpritjes dhe kulturës shqiptare. Edhe për ne është një kënaqësi e veçantë që kemi mundësinë të kemi zotin Ergist në mesin tonë.